32 deputetë kryesisht të opozitës nuk kanë përfituar nga shpenzimet e udhëtimit për në seancat e Kuvendit

32 deputetë kryesisht të opozitës nuk kanë përfituar nga shpenzimet e udhëtimit për në seancat e Kuvendit

Përveç pagave të majme që marrin deputetët e Kuvendit të Kosovës që është më e lartë në krahasim me pagën minimale në nivel vendi, ata gëzojnë edhe përfitime tjera financiare derisa ushtrojnë mandatin e deputetit, siç janë mbulimet e shpenzimit të karburantit. Gjatë kësaj jave janë publikuar shpenzimet e deputetëve të Kosovës për udhëtime në seancat e Kuvendit. Një listë me emrat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë marrë mijëra  euro nga shteti për shpenzime të udhëtimit, ka ngjallur reagime të shumta. Shpenzimin e këtyre parave, disa prej tyre e kanë arsyetuar se “kështu është e paraparë me rregullore. Ndërkohë janë publikuar edhe emrat e 32 deputetëve  të  opozitës që nuk figurojnë në listën e atyre që kanë përfituar nga shpenzimet për udhëtim në dy muajt e fundit të vitit 2021. Deputetët që kanë marrë më së shumta të holla për shpenzime  rruge janë nga Vetëvendosja dhe koalicionin qeveritar, por edhe disa nga opozita.

Kontrolloni gjithashtu

RKL: Punëtorët shqiptarë aktualisht janë më të përbuzurit, më të shfrytëzuarit dhe më të nëpërkëmburit

KMDLNj ngre alarmin: Punëtorët e ndërtimtarisë po punojnë në temperatura ekstreme pa kushte minimale

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka ngritur shqetësim të madh …