Kryetari amerikan Joe Biden ka deklaruar se qytetarët amerikanë duhet të largohen nga Ukraina tani, pasi nuk mund të nuk do të dërgojë trupa për të shpëtuar amerikanët që ikin nga vendi në rast të pushtimit të Rusisë. “Këtu nuk kemi të bëjmë me një organizatë terroriste, por është një nga ushtritë më të mëdha në botë. Është një situatë krejtësisht e ndryshme dhe gjërat mund të dalin shpejt nga kontrolli”, tha Biden. I pyetur nga CNN se cili skenar mund ta inkurajonte atë të dërgonte ushtrinë për të evakuuar amerikanët që ikin nga Ukraina, ai tha se nuk ekzistonte një skenar i tillë. “Kur amerikanët dhe rusët fillojnë të qëllojnë kundër njëri-tjetrit, është një luftë botërore. Ne jemi në një botë shumë të ndryshme nga sa kemi qenë ndonjëherë. Biden tha se nëse kryetari rus Vladimir Putin është “mjaft i pamatur për të ndërhyrë në Ukrainë, ai është mjaft i zgjuar për të mos bërë asgjë që do të ndikonte negativisht tek qytetarët amerikanë.
Kontrolloni gjithashtu
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë
Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
