BE

‘Dita e Evropës’ midis absurdit dhe injorancës

E ashtuquajtura ‘Ditë e Evropës’ është bërë tash e sa vite pjesë e kalendarit të festave shtetërore në Republikën e Kosovës. Ndonëse Shqipëria dhe Kosova nuk bëjnë pjesë në familjen e shteteve të Bashkimit Evropian dhe përballen në mënyrë të përhershme me standardet e dyfishta të Brukselit, në Tiranë e Prishtinë organizohen aktivitete e konferenca për këtë datë. Kushtet e vëna për liberalizimin e vizave dëshmojnë për kute të dyfishta vlerësimi nga ana e eurokratëve në Bruksel. Megjithëse Serbia çalon seriozisht në fushën e sundimit të ligjit, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, Brukseli fillimisht pati liberalizuar vizat për qytetarët e Serbisë e më vonë pati filluar negociatat për anëtarësim. Në përpjekjen për të tërhequr Serbinë nga orbita e ndikimit rus, Bashkimi Evropian ka mbyllur sytë përballë politikës serbe, për të cilën, rikthimi i Kosovës është synimi afatgjatë. Në anën tjetër, politikanët në Kosovë vazhdojnë avazin e vjetër, duke përkujtuar 9 majin e vitit 1950, ditë në të cilën u hodhën themelet e Bashkimit Evropian. Kësisoj, Kosova bëhet një nga vendet e rralla që e ka ditë pushimi 9 majin, pavarësisht se ajo nuk është pjesë e Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …