Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, deklaron se ka një përshpejtim të madh të gjitha institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës për realizimin e objektivave, dhe vendimeve që janë marrë në mbledhjen e përbashkët të 26 nëntorit në Elbasan. “Komisionet e ndryshme të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës kanë qenë në lidhje të vazhdueshme për të parë se si mund të zbatohen këto marrëveshje edhe në planin legjislativ. Komisionet e ndryshme kanë qenë në Tiranë, kanë qenë në Prishtinë dhe ajo që është më e rëndësishme, menjëherë pas diskutimeve janë hedhur të gjitha këto ide për t’u kthyer në ligje, në traktate, të cilat në një kohë shumë të shpejt edhe parlamentet e dy vendeve i kanë ratifikuar.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
