Shefi i BE-së, Josep Borrell, shpreh shqetësimin e tij të thellë për situatën në Bosnjë e Hercegovinë

Shefi i BE-së,  Josep Borrell, shprehu shqetësimin e tij për situatën në Bosnjë Hercegovinë, një ditë pasi nacionalistët kroatë të këtij vendi paralajmëruan se mund të formojnë rajonin e tyre. Borrell i paralajmëroi udhëheqësit e tjerë në Konferencën e Sigurisë, që u mbajt në fundjavë në Mynih të Gjermanisë, se situata në Bosnjë është “më shqetësuese se kurrë”. Bosnja tashmë është e ndarë në Federatën Boshnjake-Kroate dhe në entitetin e mbizotëruar nga serbët, i njohur si Republika serbe. Ndarja e tillë është bërë me Marrëveshjen e Dejtonit, të vitit 1995, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnjë midis serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve. Autoritetet shtetërore të Bosnjës dhe komuniteti ndërkombëtar tashmë po përballen me përpjekjet për ndarjen e Bosnjës, të udhëhequra nga lideri serb i këtij vendi, Millorad Dodik, i cili është edhe anëtar i Presidencës trepalëshe.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja kërkon zgjatje të afateve dhe parashikon thirrjen e deri në 25 dëshmitarëve

Në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbrojtja ka parashtruar se mund …