Myftiu Tërnava i uron besimtarët në prag të Kurban Bajramit dhe i fton ata për kujdes për respektim të masave ndaj virusit korona

Myftiu Tërnava: Sipas parimeve islame martesat me të njëjtat gjini nuk lejohen, pavarësisht çka thotë ligji, cilido qoftë ai

Bashkësia Islame e Kosovës ka rikonfirmuar  qëndrimin e vet për martesat e të njëjtës gjini, që pritet të shqyrtohet në parim projekt-Kodin Civil. Ky institucion fetar ka shpërndarë një intervistë të myftiut Naim Tërnava, të dhënë në korrik të vitit të kaluar, ku flitet për këtë temë. Në këtë intervistë, Tërnava kishte thënë se “nuk lejohen assesi martesat e të njëjtës gjini. “Nuk kam të bëjë me ligje, unë kam të bëjë me qëndrime në islam. Qëndrimi im është ky dhe nuk ndryshon, pavarësisht çka thotë ligji. Ligji tërë ditën le të flet, fjala e Zotit është fjalë e Zotit, fjala e pejgamberit është fjalë e pejgamberit. Sipas parimeve islame nuk lejohet assesi, në asnjë mënyrë, asnjëherë të shtrembërohet natyrshmëria e të qenit njeri. Nuk lejohen assesi ‘martesat’, po i quajmë ‘martesa’ të një gjinie”, ka thënë Tërnava në këtë intervistë.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira, shteti i bllokuar nga interesa partiake

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas masës së përkohshme të …