leoni

Jamie Shea

Jamie Shea tregon formulën për anëtarësim më të shpejtë të Kosovës në NATO

Ish-zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jamie Shea, në një intervistë për Radio Evropën e Lirë a folur për aspiratën e Kosovës për anëtarësim në NATO, e cila është aktualizuar jashtëzakonisht shumë ditëve të fundit pas ngjarjeve në Ukrainë. Ai ka thënë se në Kosovë janë mbi 3 mijë trupa të NATO-së dhe kjo tregon se Kosova është një lloj anëtareje de facto e NATO-s, meqë mbrohet nga këto trupa. Megjithatë Xhejmi Shia thotë se për t’u anëtarësuar duhet të zgjidhet çështja e shteteve që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës. Qytetarët e Kosovës janë shumë entuziastë për NATO-n.  Vendet si Spanja dhe Sllovakia, për arsye të veta historike, nuk e njohin Kosovën. Ky është problem edhe në Bashkimin Evropian dhe është një pengesë e madhe”, ka thënë Shea teksa është pyetur për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Kontrolloni gjithashtu

Në vitin 2024 ka pas më pak raste të sëmundjeve malinje dhe beninje se sa në vitin 2023

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës mësohet se në vitin 2024 ka …