Turqia si një vend i rëndësishëm i NATO-s nuk sheh asnjë problem për anëtarësimin e Kosovës në aleancë

Turqia si një vend i rëndësishëm i NATO-s nuk sheh asnjë problem për anëtarësimin e Kosovës në aleancë

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në një konferencë për media pas takimit me kryetaren Vjosa Osmani, ka thënë se Turqia e përkrah hyrjen e Kosovës në NATO. Erdogan ka saktësuar me këtë rast se Turqia ka qenë vendi i dytë pas Amerikës që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ai thotë se Turqia ka kontribuar mjaft shumë në këtë proces dhe ende vazhdon të lobojë për të siguruar sa më shumë njohje të reja për Kosovën. Duke folur për kërkesën e Kosovën për anëtarësim në NATO, Erdogan thotë se nuk ka asnjë problem që Kosova të anëtarësohet në NATO. “Turqia si një vend i rëndësishëm i NATO-s nuk sheh asnjë problem për anëtarësimin e Kosovës në aleancë. Ne nuk kemi nevojë për të marrë leje nga askush për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO. Ne i kemi marrë hapat tona në këtë drejtim. Ashtu siç e njohëm shtetin e Kosovës, do të veprojmë edhe me anëtarësimin e saj në NATO”, deklaroi Erdogan gjatë një konference për gazetarë. (TRT)

Kontrolloni gjithashtu

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve …