Ramadan Qehaja

Ramadan Qehaja: Cenimi i integritetit territorial të Ukrainës nuk u bë tani, por në vitin 2014 kur forcat ruse pa rezistencë e morën Krimenë

Ish-gjenerali i TMK-së,  Ramadan Qehaja, ka bërë një analizë për pushtimin e Rusisë në Ukrainë.  Ai në një postim të tij ka thënë se cenimi i integritetit territorial të Ukrainës nuk u bë tani, por në vitin 2014 kur forcat ruse pa shumë mund aneksuan një pjesë të Ukrainës – Krimenë. Sipas tij, në atë kohë, Ukraina nuk i kishte organizuar forcat e armatosura dhe kishte investuar shumë pak në ushtri.  “Nëse e bëjmë një analizë të veprimeve taktike dhe operativo-strategjike të sulmeve ushtarake ruse si forca pushtuese në njërën anë, dhe forcave mbrojtëse ukrainase në anën tjetër, duhet nënvizuar disa gjëra: Cenimi i integritetit territorial të Ukrainës nuk u bë tani, por në vitin 2014 kur forcat ruse pa shumë mund dhe pothuajse asnjë rezistencë morën, përkatësisht e aneksuan një pjesë të Ukrainës – Krimenë. Atëbotë u konstatua se Ukraina nuk i kishte organizuar forcat e armatosura dhe kishte investuar shumë pak në ushtri. Në këtë kontekst, edhe strukturat tjera të sigurisë çaluan përfshirë edhe shërbimi i zbulimit ushtarak e civil për vetë faktin se nuk sinjalizuan këtë pushtim të territorit. Për rrjedhojë nuk u ndërmorën masa preventive për mbrojtje, përkatësisht rezistencë”, është shprehur,  ish-gjenerali i TMK-së,  Ramadan Qehaja në postimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …