Vladimir Putin

Kryetari rus, Putin, gjeti kohë për të folur edhe për gjoja numrin e mercenarëve nga Kroacia, Kosova e Shqipëria, në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se numri i mercenarëve nga Kosova dhe Shqipëria po shtohet në Ukrainë.  Po regjistrojmë gjithnjë e më shumë ardhjen e mercenarëve nga vendet e treta, në veçanti nga Shqipëria dhe Kroacia, militantë nga Kosova dhe madje edhe xhihadistë me përvojë luftarake siriane”, thuhet në deklaratën zyrtare të lëshuar nga Kremlini. Këtë deklaratë presidenti rus e ka bërë gjatë telefonatës që e kishte me kancelarin gjerman, Olaf Sholc, ku sipas komunikatës, ka folur për rrezikun që vjen nga neonazistët në Ukrainë. Rusia edhe më herët e ka pasur pretendimin që mercenarë nga Kosova dhe Shqipëria janë bërë pjesë e luftës në Ukrainë, gjë që ishte hedhur poshtë nga institucionet e sigurisë. Kancelari gjerman i ka bërë thirrje presidentit rus që të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake dhe të lejojë qasje për ndihma humanitare në zonat ku po zhvillohen luftime.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …