Forcat ndërluftuese në Ukrainë arritën armëpushimin e përkohshëm dhe hapjen e korridoreve humanitare në Mariupol e Volnovaka

Forcat ndërluftuese në Ukrainë arritën armëpushimin e përkohshëm dhe hapjen e korridoreve humanitare në Mariupol e Volnovaka

Forcat ndërluftuese në Ukrainë kanë arritur një armëpushim të përkohshëm për  hapjen e korridoreve humanitare në dy qytetet në juglindje të Ukrainës, Mariupol dhe Volnovaka, që e kishin konfirmuar zyrtarë të ministrisë ruse të Mbrojtjes – ndërsa tani për një armëpushim është pajtuar edhe pala ukrainase. Autoritetet ukrainase kanë konfirmuar nga i pari i rajonit të Donetskut, Pavlo Kirilenko, i cili tha se nga ora 9 do të fillojë armëpushimi. Madje ka specifikuar se administrata e tij po punon në atë drejtim, që të koordinoj planet për evakuimin e civilëve. Megjithatë mbetet të shihet nëse pala ruse do të respektojë plotësisht marrëveshjen e armëpushimit, duke marrë parasysh se edhe gjatë raundit të parë të bisedimeve mes palës ukrainase dhe asaj ruse përgjatë kufirit me Bjellorusinë, Rusia ishte zotuar se nuk do të sulmojë,  por kishte ndodhur e kundërta, kishin forcuar sulmet ajrore.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …