Në Kompleksin Përkujtimor të Dëshmorëve të Kombit në Gradish të komunës së Rahovecit, Kryetari Latifi me bashkëpunëtor nderuan Epopenë e UÇK-së

Në Kompleksin Përkujtimor të Dëshmorëve të Kombit në Gradish të komunës së Rahovecit, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me bashkëpunëtor, veteranë dhe qytetarë, nderuan Epopenë e UÇK-së, qëndresën e pashoqe të Familjes Jashari nga Prekazi i Drenicës, idealin e lartë të të gjithë të rënëve që me gjak dhe jetë i dhanë shpirt dhe shtat lirisë së këtij trualli!

Kryetari Latifi ka thënë se, përulemi para madhështisë së veprës atdhetare të heronjve, dëshmorëve dhe dalzotësve që luftuan për lirinë dhe bashkimin e trojeve tona!

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

DITA 2 e Hardh Festit në Rahovec u përshkrua me aktivitetet ditore tradicionale dhe koncertin e madh

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shkruar në profilin e tij në …