Kryetarët e partive politike me bashkëpunëtor po bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Kryetarët e partive politike me bashkëpunëtor po bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi theksoi se kurdoherë që vijmë në Prekaz, “përkujtojmë luftën titanike dhe sakrificën sublime të kryekomandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë familjes Jashari. Në këto data të cilat kanë shënuar kthesën më të madhe në historinë e re të Kosovë”. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdigjiku theksoi se datat 5, 6 dhe 7 mars janë data të gravuara në themelet e lirisë dhe shtetit tonë. “Sot 24 vite më pas ne e nderojmë familjen Jashari, komandantin legjendar Adem Jashari, të gjithë të rënët, burrat, gratë, fëmijët e kësaj familje si një shenjë e jashtëzakonshme, si një shenjë e sakrificës sublime në altarin e lirisë. Kjo datë, kjo ditë, kjo epope është rikujtim për të gjithë ne. Sidomos për neve në skenën politike se sa e shenjtë është përpjekja jonë për shtet, për atdhe e për liri” theksoi kryetari i LDK-së, Lumir Abdigjiku. Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz  ka bërë edhe lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli.

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …