Edhe gjatë ditës së sotme ka pasur protesta në Rusi kundër invadimit në Ukrainë

Mediet ndërkombëtare njoftojnë se edhe gjatë ditës së sotme ka pasur protesta në Rusi kundër invadimit në Ukrainë. Duke iu referuar medieve ruse, gazeta  “The Guardian” njofton se policia ka arrestuar rreth 2 mijë e 500 protestues. Një zëdhënës i policisë është cituar të ketë deklaruar se afër 1700 qytetarë janë arrestuar në Moskë, ndërkohë që edhe 750 të tjerë janë arrestuar në një tubim tjetër në Shën Petersburg. Protesta kundër invadimit të ushtrisë së Rusisë ndaj Ukrainës ka pas edhe gjatë ditëve tjera. Po ashtu ka pas edhe zëra të shsumtë nga shoqëria civile, opozita dhe personalitete nga fusha e artit dhe fusha të tjera që kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre ndaj politikës së presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin dhe vendimit për agresion ushtarak ndaj Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Shala, PDK: Qeveria Kurti po u garanton miliona KEDS-it, KESCO-s, NOA-s dhe GEN-it në kurriz të qytetarëve

Ferat Shala: Kosova mbi 8 muaj pa qeveri

Kosova vazhdon të mbetet në një ngërç të thellë politik, tashmë për më shumë se …