Besnik Bislimi

LDK-ja ka kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bilsimi, pas demantimin që ia bëri z. Bjorn Berge

Zëdhënësja për media e LDK-së, Sibel Halimi në një konferencë për media tha se Besnik Bislimi nuk është i denjë ta përfaqësojë Kosovën në politikën ndërkombëtare. “Është një përfaqësim jodinjitoz nga Bislimi i cili dëmton rëndë procesin e anëtarësimit pikërisht në Këshillin e Evropës institucion që kishim gjasë të mëdha anëtarësimi pas suspendimit të Rusisë. LDK-ja kërkon dorëheqje të menjëhershme të Besnik Bislimit, pasi ai nuk është i denjë ta përfaqësoj Kosovën në politikën ndërkombëtare, pasi  Kosova po e paguan çmimin e paaftësisë së tij”, tha Halimi. Ky  skandal ndodhi në kohën kur Kosova kishte gjasa të mëdha të pranohet në Këshillin e Evropës. Bislimi demantohet rëndë nda Berge,  i cili thotë se ajo çfarë kanë biseduar më Bislimin nuk është e saktë nga ajo çfarë ai ka paraqitur. Ky është një skandal i madh diplomatik që i kushton dhe po i kushton rëndë vendit tonë”, tha zonja Halimi.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …