Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ia ka paraqitur Qeverisë tetë masa urgjente që të ndërmerren, pas rritjes enorme të çmimeve

Qeveria e Kosovës po e përdorë luftën në Ukrainë për t’i futur njerëzit në ethe të luftës, ka thënë Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. Një ditë bën vetë politikë të frikës, të nesërmen kërkon prej njerëzve përmbajtje nga paniku sepse kështu po rriten çmimet. Kryeministri Kurti, kryetari i Kuvendit, Konjufca dhe presidentja Osmani kanë deklaruar ditë me parë për rrezikun direkt të një agresioni serb. Kanë krijuar fond filantropik për mbrojtje, përkundër vërejtjeve të NATO-s, kurse tash na thonë mos u frikësoni. Kjo qeveri është koprrace dhe dorështrënguar sepse është pa besim tek njerëzit. Qeveria i do shifrat më shumë se njerëzit. Ose më saktë, i do njerëzit si shifra”, ka thënë Molliqaj në një konferencë për media.

 

Këto janë tetë masat e propozuara nga Mollqaj:

 

1. Rritja e pagës minimale në 350 euro

2. Heqja e akcizës dhe TVSh-së në naftë për bujqit, industrinë prodhuese dhe transportin urban e ndër-urban

3. Përgjysmimi i TVSh-së në derivate për konsumatorët e zakonshëm

4. Dyfishimi i pensionit për këto kategori: pensionet e moshës, pensionet për personat me aftësi të kufizuara, pensioni familjar, pensioni invalidor i punës (nga 100 në 200 euro)

5. Heqja e tatimit në të ardhurat personale deri në 350 euro

6. Vënia në funksion e mekanizmave për t’i ndaluar spekulimet në treg

7. Dyfishimi i Rezervës Shtetërore në mënyrë që të kemi stabilitet të çmimeve

8. Heqja e TVSh-së për produktet bazë siç janë mielli, vaji, sheqeri, kripa, qumështi dhe vezët.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …