Brickos

Edi Rama

Edi Rama: Me akt normativ do të ngrihet bordi për administrimin e naftës për të ndalur abuzimet nga spekulantët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar që me një akt normativ do të ngrihet bordi për administrimin e naftës për të ndalur abuzimet nga spekulantët.  “Siç i dolëm nga tërmeti në mbrojtje, sërish do i dalim në mbrojte qytetarëve. Do ta vazhdojmë ta trajtojmë këtë çështje si të ishim në kohë paqeje. Duhen planifikuar disa hapa që mos të themi që i harxhuam fishekët disa herë. Brenda 48 orësh do themi konkretisht se çfarë do të bëjmë. Për hir të detyrës dhe mënyrën sesi e kuptoj unë atë, unë nuk fle, edhe kur të gjithë ata që na japin recetat e gatshme flenë. Unë njoh aq shumë në detaje realitetin e njerëzve sa askujt nuk i është dhënë dot mundësia sesi t’ i njohë dhe askush nuk mund të mi japë mua recetat. Ky vend është në luftë, ka ardhur lufta në këtë vend, lufta ka ardhur me faturën e rritjes së çmimeve, ndaj do ta trajtojmë si në luftë, duke ndaluar spekulimet me rritjen e naftës, me një akt normativ, një bord kombëtar të administrimit të karburantit, ku do të flitet për të gjitha hapat. Do përcaktojmë masa drastike për cdo furnizues që shkel vendimet e marra në një tryezë të përbashkët mes furnitorëve dhe qeverisë. Nuk do të lejojmë që në pikën e furnizimit të shfaqen çmime të pa miratuara më parë në bord dhe të ketë masa ndëshkuese”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …