KMDLNJ

KMDLNJ reagon kundër marrëveshjes së Qeverisë, për lëshimin me qira të burgut të Gjilanit për të burgosurit nga Danimarka

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut  ka reaguar në  lidhje me marrëveshjen për lëshimin me qira të burgut të Gjilanit për të burgosurit nga Danimarka, duke e cilësuar këtë marrëveshje të dëmshme, diskriminuese dhe shkatërruese për Shërbimin Korrektues te Kosovës. “Arsyetimi i Danimarkës është se nuk kanë kapacitete vendosëse dhe mbajtëse prandaj do ta marrin me qira Qendrën e Paraburgimit në Gjilan e që nuk është fare e vërtetë. Me 200 milionë euro danezët mund të ndërtojnë së paku 7 burgje moderne apo, si zgjidhje e përkohshme kanë mundësi ta adaptojnë ndonjë objekt tjetër që do të shërbente si burg. Apo do të ndërtonin ndonjë burg në Holandë, Suedi, Norvegji apo Belgjikë ku standardet e trajtimit janë të njëjta dhe nuk do të kishin nevojë të zbatojnë standarde të dyfishta apo diskriminuese e që do të zbatohen në Kosovë për shkak të dallimeve të mëdha në trajtimin e të burgosurve. Disa nga këto shtete për shkak të numrit të vogël të burgosurve i kanë mbyllë burgjet si p.sh. Suedia dhe Norvegjia. Mbretëria e Danimarkës e ka gjetur mënyrën më të mirë, më të lehtë dhe më të lirë të lirohet nga të burgosurit me të cilët kanë probleme të vazhdueshme duke i transferuar në Kosovë, duke e blerë një pjesë të sovranitetit të shtetit të Kosovës, fillimisht për afatin 10-vjeçar dhe duke i shkaktuar, pa asnjë dyshim shumë probleme në të ardhmen Shërbimit Korrektues të Kosovës i cili, duke u bërë pjesë e kësaj loje të ndyrë politike do të detyrohet të pranojë dhe zbatojë standarde të dyfishta, është thënë mes tjerash në reagimin e KMDLNj-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …