Diplomatja gjermane, Annalena Baerbock thotë se duhet kundërshtuar njëzëri ideja e ndryshimit të kufijve me forcë

Diplomatja gjermane, Annalena Baerbock thotë se duhet kundërshtuar njëzëri ideja e ndryshimit të kufijve me forcë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisëç Annalena Baerbock, gjatë qëndrimit në Beograd, ka deklaruar  se duhet kundërshtuar njëzëri ideja e ndryshimit të kufijve me forcë. Pas takimit me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, ministrja gjermane ka thënë se njerëzit në Ballkanin Perëndimor e dinë shumë mirë se çdo të thotë lufta. Prandaj pa mëdyshje, duhet kundërshtuar idenë se kufijtë mund të ndryshohen me forcë. Tani nevojitet progres në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe unitet në Bosnje dhe Hercegovinë, ka saktësuar ministrja e Jashtme e Gjermanisë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrustem Mustafa: Ligji për Specialen e përmbushi efektin politik, tani nevojitet angazhim diplomatik e juridik

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka kërkuar unitet politik dhe bashkërendim institucional …