Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka treguar gatishmëri të strehojë përkohësisht edhe nigerianët në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij  në Forumin Diplomatik, që po mbahet në Anatalja të Turqisë tha se të gjithë nigerianët që ikin nga konfliktet në vendin e tyre, janë të mirëpritur në Shqipëri. Madje shtoi se vaksinimi në Afrikë është racizëm i mirëfilltë. Si mund ta shpjegosh atë që ndodh me nigerianët në kufi, që po përpiqen të dalin? Sapo u shkruam autoriteteve nigeriane dhe u thamë të vijnë në Shqipëri, mund të vaksinohen tek ne. Është vërtetë është fyese për traditën tonë që të shohim këto lloj ndasish. Po Afganistanin e patë? I lamë plotësisht të ekspozuar dhe tani u duhet të përballen për jetë a vdekje. Ndjehem i turpëruar kur thonë që Shqipëria sa mirë e ka bërë, hapën dyert për afganët. Kjo është e tmerrshme, sepse kjo duhet të jetë diçka që të gjitha vendet duhet ta bëjnë. E vërteta është shumë e rëndësishme, të përballemi me të vërtetën. Të mos braktisim askënd,”- tha Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …