Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Oligarkët e krizave përballë mosveprimit institucional

Oligarkët e krizave përball mosveprimit institucional  – Situata e brishtë socio-ekonomike në të cilën gjendet Kosova ka dëmtuar në masë të madhe mirëqenien e qytetarëve. Rritja eksponenciale e çmimeve të të mirave bazike brenda natës si pasojë e propagandës, panikut dhe mosveprimit institucional dëmtoj në menyrë direkte buxhetin familjar. Ngritja e çmimeve të shumë produkteve, duke filluar nga mielli me një rritje deri mbi 20%, pastaj rritja e çmimit të vajt me një rritje “apokaliptike ” nga 1.60 sa ishte çmimi i tregut  në 3.49 euro, çmimi i naftës nga 1.30 në 1.82 euro  e shumë e shumë të mirave të tjera  që fatkeqësisht karakterizohet si një marrëveshje e fshehur e disa oligarkëve që shfrytëzojnë situatat e krizës që përmes propagandës, panikës, kuotave  ndikojnë drejtpërsedrejti në rritjen e çmimeve të këtyre të mirave bazike e sidomos rritja e çmimeve të shporta fikse. Qeveria në vend që të funksionalizojë mekanizmin e Autoritetit Kosovar të konkurrencës për ta ruajtur konkurrueshmërinë dhe për t’i evidentuar shkeljet, shtimi i kontrollit dhe aplikim i masave ndëshkuese  për të gjithë keqpërdoruesit e krizës pa asnjë tolerancë. Qytetarët e Kosovës paguajnë koston e përfituesve dhe mosveprimit institucional. Reflektim!

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …