OKB: 847 civilë ukrainas, përfshirë 64 fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, afër një muaj më parë

Zyra për të Drejtat e Njeriut e OKB-së ka konfirmuar të paktën 1 mijë e 81 civilë të vdekur dhe 1 707 të plagosur për një muaj në Ukrainë

Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara tha se ka konfirmuar të paktën 1 mijë e 81 civilë të vdekur dhe 1 707 të plagosur në Ukrainë, qysh kur Rusia nisi pushtimin e vendit. Kjo zyre ka thënë se numri real i viktimave konsiderohet të jetë më i lartë. Monitoruesit janë duke punuar për të verifikuar raportimet për vdekje të tjera në zonat ku ka luftime të ashpra, përfshirë rajonin e Donjeckut, ku gjendet qyteti i Mariupolit. OKB-ja ka theksuar se numri i vdekjeve që ka konfirmuar është më i ulët sesa ai që raporton Ukraina, për shkak se Zyra për të Drejtat e Njeriut me vështirësi po merr informacione nga zonat më të goditura nga lufta. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë  ka pranuar se gjatë luftimeve në Ukrainë kanë humbur jetën 1 351 ushtarë rusë. Mediat e huaja kanë bërë me dije se ky është përditësimi i parë në momentin që ministria ruse ka pranuar se 498 ushtarë rusë ishin vrarë në aksion dhe 1 500 ishin plagosur në fillim të marsit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …