leoni

Stuart Peach

Stuart Peach: Kosova ka të drejtë sovrane për të vendosur, nëse një votim i tillë i serbëve do të lejohet ose jo

Kosova nuk ka lejuar organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e saj pa ndonjë marrëveshje mes dyja vendeve, pavarësisht se këtë ia kishin kërkuar edhe vendet e QUINT-it. Rreth kësaj mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë ka folur i dërguari special i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Steuart Peach në një intervistë për gazetë malazeze “Vijesti”. “Isha i zhgënjyer nga lajmi se autoritetet në Kosovë refuzuan propozimin për një zgjidhje kompromisi për t’ia lehtësuar serbëve të Kosovës të votojnë në territorin e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme në Serbi. Ndërsa është e qartë se Kosova ka të drejtë sovrane për të vendosur, nëse një votim i tillë do të ndodhë, mosshfrytëzimi i rastit për të arritur një zgjidhje praktike të ofruar në këtë rast vë në pikëpyetje përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave themelore të gjithëpërfshirjes dhe të drejtave demokratike për të gjithë qytetarët që jetojnë atje”, pohoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

KDI kundër votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit: Precedent i rrezikshëm dhe në kundërshtim me parimet demokratike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kundërshtuar qëndrimin e deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran …