leoni

Nuk është arritur marrëveshje për vazhdimin apo ndërprerjen e misionit EULEX në Kosovë

Nuk është arritur marrëveshje për vazhdimin apo ndërprerjen e misionit EULEX në Kosovë

Kryetari, Hashim Thaçi ka  zhvilluar një takim me zyrtarëve më të lartë të institucioneve vendore e ndërkombëtare në vend. RTK bëri të ditur se gjatë takimit është biseduar rreth vazhdimit të misionit të EULEX-it në Kosovë. Pjesëmarrës në takim kanë qenë kryetari Thaçi, kryeministri Mustafa, kryeparlamentari, Kadri Veseli, ministri i Brendshëm dhe ai i Drejtësisë, kryeprokurori Aleksandër Lumezi, shefi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe ai i EULEX-it, Gabriele Meuçi si dhe krerët e institucioneve të tjera të drejtësisë. Sipas burimeve të RTK-së, faktori vendor dhe ai ndërkombëtar nesër pritet të dalin me detaje të tjera për vazhdimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë. Bëhet e ditur se ky takim ka përfunduar pa arritur pajtueshmëri rreth vazhdimit të mandatit të EULEX-it ose jo në Kosovë. Këtij misioni të BE-së iu ka vazhduar afati dy herë nga dy vjet, ndërkohë që Misionin ka qenë i orientuar vetëm në ndjekjendhe dënimin e ish luftëtarëve e komandantëve të luftës së UÇK-së, Në të gjitha sondazhet e medieve dhe minotimeve të ndryshme ka dalë të jetë misioni të cilit i ka besuar një përqindje tejet e vogël e banorëve të Kosovës. EULEX-i vajon ta ketë përkrajen e Serbisë dhe të BE-së e cila pritet të vendos definitivisht për këtë mision duan apo nuk duan qeveritarët e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …