Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe Musa Jashari

Sylejman Selimi: Kam luftuar për vendin tim me bashkëluftëtarët e mi me aq sa kemi pasur mundësi

Gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Apelit, në Prishtinë, ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ka thënë se i ka shërbyer vendit me ndershmëri. Ai ka mohuar ta ketë maltretuar dikë. Të pretendohet se e kam maltretuar dikë në këtë objekt është e pavërtetë dhe asnjëherë në jetën time nuk jam marrë me maltretimin e dikujt. Kam luftuar për vendin tim me qytetarët tanë me aq sa kam mundur e sa kemi pasur mundësi. Ai ka folur edhe për datat 9, 10, 11 dhe 12 gusht kur pretendohet se janë kryer krimet. Forcat serbe kanë depërtuar në atë objekt pikërisht gjatë atyre ditëve dhe nuk kemi munduar ta rregullojmë  për dy ditë. Nuk ka pasur mundësi të lëvizjes e as ushqim ndërsa të pretendohet se ka pasur mundësi ta riparojmë është e pavërtetë dhe e paqëndrueshme. Selimi ka thënë se drejtësia do të vjen në vend me fakte e argumente, por jo me paragjykime dhe supozime.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …