Brickos

Kryetari Bahtiri, premton mbështetje Institucionale për fshatin Shalë të Bajgores

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri ka pritur të mërkurën në një takim disa përfaqësues të fshatit Shalë të Bajgores ku me iniciativën e  kryetarit te këshillit të fshatit  Adnan Ferati, së bashku me përfaqësues të tjerë kanë  biseduar më gjerësisht për gjendjen faktike të energjisë  elektrike në rajonin e Shalës.

Në këtë takim mori pjesë edhe drejtori i KEDS-it, Agron Haxha, me bashkëpunëtorët e tij ku përfaqësuesit e fshatit Shalë patën rastin  ti shtrojnë  problemet e tyre rreth energjisë elektrike  në të cilat po hasin në vështirësi  dhe me të cilat po ballafaqohen banorët e këtij regjioni.

Kërkesë e  banorëve të këtij fshati ishte që të behët një zgjedhje sa më e shpejtë sa  i përket rrjetit të energjisë elektrike pasi që sipas banorëve të këtij  fshati jeta e tyre po vështirohet në përgjithësi.

Kryetari Bahtiri, ju premtoj mbështetje Institucionale dhe se  do të bisedoi me Institucionet përkatëse  në mënyrë që me bashkëfinancim me  KEDS-in  të zgjidhet sa më shpejtë ky  problem.

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …