leoni

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas publikimit të rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se ky proces është pasqyrë e qartë sa i përket numrit të përgjithshëm i popullsisë. “Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut  pas 20 viteve ka një pasqyrë më të qartë sa i përket numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe përqindjes së komuniteteve në vend. Shqiptarët janë 29.5 për qind në popullsinë e përgjithshme dhe 24.3 për qind në popullsinë rezidente, ndërsa në qytetin e Shkupit 22.8 për qind (nga 20.04 për qind në 2002).  Përgëzoj të gjitha institucionet që ishin të përfshira dhe ndihmuan regjistrimin si proces që filloi në muajin mars të vitit të kaluar me diasporën e vendit e që përfundoi në Shtator me regjistrimin e popullatës në vend, proces dhe sfidë aspak e lehtë por që ia dolëm ta përfundojmë me sukses”, ka shkruar, Ali  Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …