Sami Lushtaku

Sami Lushtaku: Albin Kurti është veteran i rrejshëm, nuk ka pranuar ta marrë armën

Deklarata e  kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për listat dhe numrin e madh të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka rikthyer debatin lidhur me dilemën se është apo nuk është veteran. Nga partia e Dardan Molliqjat e kanë quajtur Kurtin si “veteran të rrejshëm”, Ramush Haradinaj e ka kërcënuar me protesta derisa nga Lëvizja Vetëvendosje janë munduar të kundërpërgjigjen me deklaratat e Sylejman Selimit, Rexhep Selimit, Rrustem Mustafës dhe Hysni Klinakut të OVL UÇK-së të cilët e quajnë Kurtin si bashkëluftëtar dhe veteran të UÇK-së. Lidhur me këtë debat, komandanti i Zonës Operative të Drenicës gjatë luftës, Sami Lushtaku ka deklaruar se  Albin Kurti Kurti s’ka qenë ushtar dhe se s’ka guxuar që të kapë armën edhe pse është lutur për një gjë të tillë. Sami Lushtaku saktëson se sa i përket statusit të veteranit, kryeministri Kurti është veteran i rrejshëm.

Mirëpo e vërteta e tërë kësaj është se Zyra e UÇK-së e Bacë Adem Demaçit në Prishtinë e ka propozuar për veteran Albin Kurtin e disa të tjerë  dhe kjo nuk ka si mohohet, duke ditur rolin, rëndësinë, legjitimitetin dhe kontributin jetësor  e Bacë Adem Demaçit gjatë tërë jetës  edhe në luftën e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert  Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …