leoni

Halit Coka

Lutfi Coka: 23 vjet nga rënia e Halit Riza Cokës

Sot me tre prill mbushen plot 23 vite kur, në një betejë me përmasa legjendare, ra heroikisht Halit Riza Coka,vullnetar nga Shqipëria, pjesëtarë  i denjë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

 

Rreshta pa mbarim

Periudhë  e paharruar,

Të shkruaj,o njeriu im

Halit coka  o yll i pashuar!…

 

U shndërrove në fanar

Për të rrezatuar dritë

Tash je në altar

Krenar e besnik i Shqipërisë!,

 

 Ti ke vetëm ditëlindje

Ke rrugën e përjetësisë,

Ti mbetesh ngrohtësi

E vendit ku linde!…

E Kosovës ku re!

 

Ti je kopshti me aromë

Plot atdhedashuri!

 

Në përjetësi kalove

Halit Coka, je i gjallë

Me krenari  të kujtojmë

Shekuj me radhë!…

 

 Ti “ Hero” ke një datë

E të tjera nuk ekzistojnë!

Ajo shënon ditëlindje

Me krenari të kujtojmë!..

 

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. Zholi

Albert Z. ZHOLI:  Dita Botërore e  librit dhe e kriza e së drejtës së autorit në Shqipëri

 Dita Botërore e  librit dhe e kriza e së drejtës së autorit në Shqipëri Shqipëria …