Rusia ka paralajmëruar Finlandën dhe Suedinë që të mos bëjnë përpjekje të anëtarësohen në NATO

Rusia ka paralajmëruar Finlandën dhe Suedinë që të mos bëjnë përpjekje të anëtarësohen në NATO

Rusia ka paralajmëruar Finlandën dhe Suedinë kundër anëtarësimit në NATO, duke thënë se ky hap nuk do të sjellë stabilitet në Evropë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u ka thënë gazetarëve më 11 prill se “aleanca mbetet mjet i orientuar drejt konfrontimit”. Kjo deklaratë vjen pasi zyrtarët amerikanë të Mbrojtjes kanë thënë se pushtimi rus i Ukrainës ka qenë “gabim i madh strategjik”, i cili pritet të ndikojë në zgjerim të NATO-s. Zyrtarët amerikanë presin që fqinjët nordikë të kërkojnë anëtarësim në aleancë, potencialisht deri në muajin qershor të këtij viti. Uashingtoni besohet se mbështet këtë hap, çka do të ndikonte që aleanca e Perëndimit të rritej në 32 vende anëtare.  Zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit, kanë thënë javën e kaluar se ka diskutime mes liderëve të NATO-s dhe ministrave të Jashtëm nga Helsinki dhe Stokholmi. Para nisjes së pushtimit të Ukrainës, Rusia ka kërkuar që NATO-ja të mos zgjerohet më, mirëpo lufta ka bërë që më shumë trupa të aleancës të angazhohen në krahun lindor. Ndërkohë është rritur mbështetja publike për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në këtë institucion. Finlanda ndan një kufi  me 1 mijë 340 kilometra të gjatë me Rusinë.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …