Ardita Sinani

Kuvendi i Preshevës e ka shkarkuar Ardita Sinanin nga posti i kryetares së komunës

Pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme, me ç rast  është shkarkuar kryetarja Ardita Sinani, është thirrur seanca e katërt për emërimin e kryetarit të ri. Në këtë seancë të kuvendit komunal në Preshevë, me 20 vota PËR, Shqiprim Arifi u zgjodh kryetar i komunës. Ndërsa në pozitën e zëvendës kryetarit të komunës së Preshevës emërohet Almin Shaqiri. Në seancën e kuvendit me shumicë votash u votua edhe lista e anëtarëve të këshillit komunal. Në këtë mbledhje të rregullt këshilltarët e shumicës shkarkuan zëvendës sekretarin e kuvendit dhe emërohet Mendim Berisha në pozitën zëvendës kryetar i kuvendit. Ajo shkarkua nga pozita e kryetares së Preshevës, pasi partnerët e koalicionit nga radhët e Lëvizjes për Reforma nuk patën vullnet ta vazhdojnë koalicionin, pa përmendur arsye specifike për largimin e tyre nga kryetarja Sinani dhe bashkimin me partinë e kryetarit nga Alternativa për Ndryshim.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …