Kur Kina të zgjohet … bota do të dridhet II

Kina luan rol aktiv për të siguruar paqen e stabilitetin në rajon dhe për të përballuar efektet e përhapura të krizës në Ukrainë

Amerika po përpiqet të krijojë tension rajonal dhe të nxisë antagonizëm e konfrontim duke përparuar me Strategjinë për Indo-paqësorin”, deklaroi Uang Xhi gjatë një telefonate me diplo,atin vietnamez, Bui Tan Son. Ai tha se lëvizjet e Uashingtonit “do të dëmtojnë seriozisht paqen dhe zhvillimin e fituar me vështirësi në rajon dhe do të gërryejnë seriozisht arkitekturën e bashkëpunimit rajonal me Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore.  Ne s’mund të lejojmë që mentaliteti i Luftës së Ftohtë të ringjallet në rajon dhe tragjedia e Ukrainës të përsëritet rreth nesh”, theksoi shefi i diplomacisë kineze. Uang Xhi vuri në pah se kriza e Ukrainës ilustroi gjithashtu kurthet e politikës së bllokut duke i bërë vendet aziatike të kuptojnë se ruajtja e paqes dhe e stabilitetit është e çmuar dhe se kënaqja me konfrontimin e bllokut do të çojë në rreziqe të pafundme”. Kina do të luajë një rol aktiv për të siguruar paqen e stabilitetin në rajon dhe për të përballuar efektet e përhapura të krizës në Ukrainë”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Nëse flitet për luftim dhe denigrim të zonjës Haxhiu, unë besoj se këtë është duke e bërë vet z. Kurti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se mos votimi i Albulena …