Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku: Arsyetimet e pushtetit rreth themelimit të Komisionit Hetimor nuk e ndalojnë themelimin e tij

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,  përsëriti qëndrimin se partia të cilën e drejton nuk do të marr pjesë në asnjë votim, as në seancat plenare e as në komisione derisa të formohet Komisioni hetimor për energjinë.  “Kemi vendosur mos të marrim pjesë në asnjë votim në Kuvend të Kosovës, përderisa nuk themelohet Komisioni Hetimor për çështje energjetike, sepse e konsiderojmë dhe të drejtë kushtetuese por mbi të gjitha e konsiderojmë të drejtë të qytetarëve tanë. Ka ndodhur një menaxhim skandaloz i krizës të energjisë elektrike në vendin tonë,  nga zyrtarët më të lartë qeverisë, një papërgjegjësi e paparë prej muajit të verës, vjeshtës dhe atë të dimrit. Dhe ka ndodhur një përfundim skandaloz që i merr Kosovës 120 milionë euro, i vendos në një kompani private dhe prapë rrit faturat e energjisë elektrike deri në 100 për qind. Po kërkojmë transparencë. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u shpreh se arsyetimet e kota të pushtetit rreth themelimit të Komisionit Hetimor nuk mund ta ndalojnë themelimin.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova ka pranuar zyrtarisht armatim kundërtank nga Gjermania

Kosova ka pranuar zyrtarisht armatim kundërtank nga Gjermania, konkretisht sistemin e avancuar PANZERFAUST 3, si …