Analisti i njohur amerikan, njohësi i thellë i rrethanave në vendet e Ballkanit, Daniel Serwer, ka folur rreth konfliktit Rusi-Ukrainë dhe ndikimit që Putini ushtron te Serbia. Ai ka deklaruar se në rast se Rusia arrin ta pushtojë qytetin e Donbasit, atëherë Kosova duhet të përgatitet për mundësinë që Serbia të provojë forcat e saj në veri të Mitrovicës. Serbia de fakto është aleate e Rusisë me të cilën ajo ndan aspirate autokratike dhe ambicie pushtuese. Server ka theksuar nevojën e mbështetjes ushtarake nga Amerika për Kosovën në këtë fazë të ndjeshme për Evropën, e rajonin. Kosova duhet të kërkojë dhe amerikanët duhet të dërgojnë armë të tjera mbrojtëse në drejtim të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kështu që deri në vitin 2027 Kosova të jetë në gjendje ta mbrojë veten pa praninë e KFOR-it.’’
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …