qyshk

Shënohet 17-vjetori i Masakrës që kryen serbët kundër shqiptarëve në Qyshk, Zahaq dhe Pavlan të Pejës më 14 maj 1999

Më 14 maj 1999 forcat policore e ushtarake serbe, paraprakisht kanë sulmuar me armatim të rëndë fshatin Qyshk të Pejës, ndërkohë që kanë depërtuar te popullata civile kur kishin vrarë, e pastaj kishin masakruar mizorisht 44 shqiptarë, në mesin e tyre edhe babanë e Komandantit të SHP të UÇK-së, Agim Çeku. Në sulmin fashist e barbar kundër shqiptarëve të paarmatosur kishte marrë pjesë edhe një grup vrastarësh, të quajtur “Çakallët” vrastatë të droguar, të liruar  nga burgu me qëllim për të masakruar shqiptarë. Fshati ishte  rrafshuar me tokë, ndërsa nga aty ishin dëbuar më shumë se 400 shqiptarë.  Po atë ditë forcat ushtarake serbe në fshatrat Pavlan dhe Zahaq të Komunës së Pejës masakruar edhe 38 qytetarë shqiptarë nga radhët e popullatës civile.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Kuvendi nuk mund të konstituohet nëse vazhdohet me arrogancë dhe bllokada

Altin Krasniqi, një figurë politike, ka reaguar ashpër ndaj bllokadave dhe veprimeve të Lëvizjes Vetëvendosje, …