Karen Donfried: Kosova do ta zërë vendin e duhur në arenën ndërkombëtare pas një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë

Gjatë qëndrimit për një vizitë në Prishtinë, Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euro-Aziatike, Karen Donfried, ka deklaruar se Kosova do ta zërë vendin e duhur në arenën ndërkombëtare nëpërmjet arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, që në qendër ka njohjen e ndërsjellë. Diplomatja amerikane, po ashtu, ka përkujtuar edhe përkushtimin e ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, që ka bërë për Kosovën. “Sekretarja Albright ishte tepër e përkushtuar për Kosovën për të ardhmen e saj. Edhe pse e fituar me shumë mund, paqja dhe progresi i Kosovës nuk duhet të merret si e mirëqenë. Të gjithë ne duhet të luftojmë çdo ditë për të përmbushur nevojat e qytetarëve të saj. Kjo do të thotë angazhimin që Kosova ta zë vendin e duhur në arenën ndërkombëtare, përfshirë marrëdhëniet e normalizuara me Serbinë, që në qendër kanë njohjen e ndërsjellë. Ajo ka thënë se Amerika  është krenare që Kosovës tashmë mund t’i referohet si aleate e saj, se  mund ta quajnë Kosovën si partnere të tyre”, ka potencuar zonja Donfried.

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla shpërthen në Kuvend: “Sali Berisha është dhëndër i Serbisë”

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ashpërsuar tonet ndaj ish-kryeministrit Sali …