Ana Bernabiq

Ana Bernabiq: Ajo që ka ndryshuar tani është se Amerika nuk po e dëgjon vetëm Kosovën, por po i dëgjojnë edhe argumentet tona

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se qëllimi i Ndihmës Sekretares amerikane së Shtetit për Evropën dhe Azinë, Karen Donfried, gjatë  një vizitë zyrtare në Serbi, si dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë, është njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë. Ajo që ka ndryshuar tani është se ata tani jo vetëm po dëgjojnë, por po dëgjojnë edhe anën tonë dhe argumentet tona”, tha ajo. Bernabiq   vlerësoi se Shtetet e Bashkuara janë shumë më eksplicite se BE-ja në kritikat ndaj Prishtinës “për gjithçka që nuk është bërë dhe për qëndrimin e tyre të pasinqertë në dialogun me Beogradin”. “Edhe për mos formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, edhe për ndalimin e serbëve që të marrin pjesë në referendum dhe të votojnë në zgjedhje. Qëndrimi i tyre për këtë është shumë më i qartë”, u shpreh Bërnabiq. Qëndrimi amerikan  për atë çështje po ndihmon mjaft për kthimin e Prishtinës në tryezën e bisedimeve dhe vazhdimin e dialogut, pa marrë parasysh se Serbia nuk pajtohet me Amerikën për disa çështje themelore”.

Kontrolloni gjithashtu

Sllavisha Filiq dënohet me 15 vjet burg për zhdukjen e doktorit Hafir Shala

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor dhe dënuar me 15 vjet burgim Sllavisha Filiqin, …