Vladimir Putin

Putin: Në Kosovë vendimi për sovranitetin u miratua nga Kuvendi, Krimeja e Sevastopoli e sollën me referendum mbarëkombëtar

Kur Kosova mundet, pse nuk munden edhe Donjecku dhe Luhansku, ishte konstatimi politik, që kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, ia ka shfaqur  Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së  Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Gjatë një takimi me Guterresin në Moskë, më 26 prill, Putini po ashtu ka deklaruar se shprehja e vullnetit të banorëve të Krimesë dhe Sevastopolit, është rast i njëjtë sikurse me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.  Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin edhe më herët ka bërë krahasime analoge lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ai në bashkëbisedim me  sekretarin e OKB-së Guterres ka deklaruar s në qoftë se ekziston precedenti, të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe republikat e Donbasit. Ato e bënë këtë dhe ne kishim të drejtën t’i njihnim si shtete të pavarura”. Por, pavarësinë e Donjeckut dhe të Luhanskut, rajone këto në Donbas, tani për tani  i ka pranuar vetëm Rusia dhe ende nuk dihet cili do të jetë statusi i tyre, pasi statusi i rajonit është përfshirë në bisedimet për paqe që po  zhvillohen mes Rusisë e Ukrainës. Pavarësia e Kosovës është njohur nga më shumë se 116 vende, sikur janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Gjermania, Turqia, Arabia Saudite, Egjipti, Pakistani, Italia, Britania e Madhe,  Franca dhe shumë shtete të tjera të rëndësishme të botës.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …