Peter Stano

Peter Stano: Më 4 maj, Lajçak ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Zëdhënësi i BE-së,  Peter Stano, ka konfirmuar se i dërguari i posaçëm i  Brukselit  për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të shkojë në Berlin, më 4 maj, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Nëse realizohet, ky do të jetë takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiqit që nga korriku i vitit të kaluar. Vajtja në Berlin e Kurtit dhe Vuçiqit është paralajmëruar qysh javën e kaluar, me ftesë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Gjatë qëndrimi të Berlin, Lajçak fillimisht do të takohet  me kancelarin gjerman, pastaj edhe në një takim joformal me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Nga Prishtina në New York, diaspora mobilizohet para verdiktit të Hagës: “Liri për Çlirimtarët”

Një mesazh në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të shfaqet më …