Kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholz, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bisedat ishin shumë produktive

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholz, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bisedat ishin shumë produktive

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bisedat mes  tyre ishin shumë produktive. Ai ka shtuar se përveç luftës në Ukrainë, dialogu Kosovë-Serbi dhe liberalizimi i vizave për kosovarët kanë qenë ndër temat për të cilat kanë folur. Sa i përket procesit të dialogut, kancelari gjerman ka theksuar se marrëveshja Kosovë-Serbi do të sillte stabilitet në rajon. “Jam i bindur se në kohë si këto ku në një rajon pranë nesh zhvillohet luftë brutale, ka rëndësi që të dyja vendet ta zgjidhin konfliktin hap pas hapi”. “Objektiv i dialogut është arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. E inkurajova Kurtin për konstruktivitet në negociata. Marrëveshja do t’u sillte të mira qytetarëve të të dyja vendeve”.  Kancelari Scholzi ka paralajmëruar se do të qëndrojë për një  vizitë në Prishtinë në muajt në vijim derisa në gjysmën e dytë të vitit do ta ftojë Kurtin përsëri në Berlin,  për një takim tjetër.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …