Luan Haradinaj

Mehmet Bislimi: LUANIT

(me rastin e përvjetorit të rënies)

 

me Shkëlzenin po rrugëtonin

nga moti në mot

përflakur në qiellin e kaltër

atdheut po i dilnin zot

rreze dielli shpërndarë

për botën liridashëse

në shtigjet e bjeshkëve shemb

mbi Shkëlzen e mbi Sharr

si shqiponja mbi shkëmb

 

lulëkuqe të këputura

nga zemra e tokës

epoka të ripërsëritura

ju

bijtë e Zaharia Gropës

Ademi

Shkëlzeni

Zahiri

Hakifi

Edi

Muji

Adriani

Luani …

 

ngjitë si degët në lis

Luan ishin

që të gjithë

 

CH-06-05-2022

Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

Adem Lushaj: Në Strasburg, takova Ambasadorin Fitor Murati, dhurova librin tim për krimet serbe në Deçan dhe diskutova mundësinë e promovimit të tij

Adem Lushaj: Në Strasburg, takova Ambasadorin Fitor Murati, dhurova librin tim për krimet serbe në Deçan dhe diskutova mundësinë e promovimit të tij

Gjatë vizitës sime në Strasburg, së bashku me veprimtarët tanë, Fadil Dekaj, Demë (Sokol) Mehmetaj …