Më 7 maj 2022, në 24-vjetorin e rënies heroike do të përkujtohet Heroi i Kombit, Bahri Fazliu, njëri ndër protagonistët më të rëndësishme të Lëvizjes sonë Kombëtare. Në nderim, respekt e mos harrim të jetës dhe veprës së tij, nesër, në orën 12.00 do të mbahen homazhe me rastin e 24 vjetorit të rënies, në Varrezat e Dëshmorëve, në lagjen Velania, në Prishtinë, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
