Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: BE-ja, me mosliberalizimin e vizave për Kosovën, është duke e humbur kredibilitetin e saj

Duke folur për Radion Evropa e Lirë,  rreth faktit që Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor pa lëvizje të lirë në BE, ish ministrja Vlora Çitaku, ka deklaruar se është “e padrejtë” dhe “johumane” mënyra se si trajtohen qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian. Ajo ka treguar se në kohën kur ka qenë ministre, ka pranuar udhërrëfyesin me kushtet e liberalizimit, për të cilat thotë se ka kohë që janë plotësuar. “Kosova nuk po kërkon lëmoshë, nuk po kërkon favor, nuk po kërkon rrugë të shkurtër. Ne kemi kryer pjesën tonë të punës në vitin 2016 dhe Bashkimi Evropian është i vonuar. Edhe nesër nëse merret vendimi për liberalizimin e vizave, është vonë”, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë Vlora Çitaku nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …