Olta Xhaçka

Olta Xhaçka nënvizoi mbështetjen për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, në NATO

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin jo zyrtar dy ditor të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në format të Ministrave të Jashtëm, mbajtur në Berlin këtë fundjavë. Takimi, i cili i paraprin samitit të NATO, në fund të muajit qershor në Madrid (Spanjë), u fokusua tek Ukraina, pasojat e agresionit rus mbi sigurinë e aleancës, anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë si dhe konceptin strategjik i NATO. Ministrja Xhaçka nënvizoi mbështetjen për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, për të cilat Shqipëria po merr masa që së shpejti të nisin procedurat përkatëse. Sa i takon situatës në Ukrainë, ministrja Xhaçka tha se bashkimi është çelësi i sigurisë kolektive të aleancës, ndërsa në vijim të mbështetjes që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës, bëri me dije se vendi ynë do të jetë pjesë e grupit të ri të luftimit në Bullgari. NATO duhet të vijojë politikën e dyerve të hapura për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën e cila ndan të njëjtat vlera, si një kontribut i sigurisë së Evropës në tërësi, saktësoi Olta Xhaxhka. Një ditë më parë, ministrja Xhaçka u takua me ministrin e Ukrainës, Dimitri Kuleba, ku nënvizoi se Ukraina meriton një perspektivë drejt Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …