leoni

Hill dhe Lazareviq i kanë dhënë përkrahje për bashkëpunimin ekonomik rajonal edhe përmes nismave si “Ballkani i hapur”

Hill dhe Lazareviq i kanë dhënë përkrahje për bashkëpunimin ekonomik rajonal edhe përmes nismave si “Ballkani i hapur”

Oda Amerikane e Tregtisë në Serbi përmes një komunikate për media ka njoftuar për një organizim ku ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, është biseduar për zhvillimin ekonomik me biznesmenë të ndryshëm. Siç është thënë në njoftimin e Odës Amerikane të Tregtisë në Serbi, drejtuesi i kësaj organizate, Stefan Lazareviq dhe ambasadori Hill kanë thënë se “SHBA-ja do të vazhdojnë të mbështesin qeverinë e Serbisë në të gjitha proceset e rëndësishme reformuese që përmirësojnë edhe më tej mjedisin për biznes”, shkruan “N1”. “Serbia është kthyer në një destinacion kyç investimi në Evropë. Kompanitë amerikane kanë investuar më shumë se katër miliardë dollarë në Serbi dhe punësojnë më shumë se 20 mijë punëtorë. Ka potencial të madh për rritje të mëtejshme”, citohet të ketë thënë Hill. Sipas kësaj ode, Lazareviqi dhe Hilli kanë dhënë përkrahje për bashkëpunimin ekonomik rajonal përmes nismave si “Ballkani i hapur” që “ synon reduktimin e barrierave për tregtinë dhe udhëtimin midis vendeve në rajon”.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …