Avokati amerikan, Pierre Prosper, i cili po e mbron ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar prindërit e tij në Brojë të Drenicës

Avokati amerikan, Pierre Prosper, i cili po e mbron ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar prindërit e tij në Brojë të Drenicës

Avokati amerikan, Pierre Prosper, i cili po e mbron ish-kryetarin  e Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale, ka vizituar prindërit e tij në Brojë të Drenicës. Prosper ka qenë shumë i zëshëm kundër Prokurorisë  së Gjykatës Speciale. Ai kishte theksuar se në Hagë po bëhen përpjekje që të ndryshohet e vërteta për luftën dhe historia e Kosovës. Prosper u kishte bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, Bashkimit Evropian, shoqërisë civile dhe qytetarëve të Kosovës që të monitorojnë punën e kësaj gjykate. Ai kishte kërkuar që populli i Kosovës të ketë pronësi në këtë proces, duke u përfshirë, meqë ky proces do të përcaktojë të ardhmen dhe fatin e Kosovës. Pierre Prosper, në tri dekadat e fundit si ambasador i SHBA-së për krime lufte, ka marrë pjesë në krijimin e shumë Tribunaleve, Gjykatave Hibride në Hagë dhe në botë, duke pas një bagazh të jashtëzakonshëm në sistemin e drejtësisë ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …