leoni

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Vizita dy-javore e Albin Kurtit në Amerikë nuk ka qenë vizitë zyrtare, ajo ka qenë më shumë e karakterit privat

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në një konferencë për medie ka folur për vizitën e kryeministrit, Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tha se kryeministrat e mëhershëm dhe presidentët nuk kanë realizuar vizita të tilla në SHBA duke mos takuar zyrtarë të nivelit të lartë shtetëror të departamentit amerikan. “Ju jeni qe një kohë të gjatë gazetarë të gjithë mbani në mend keni parë kryeministra edhe më hershëm edhe president të Kosovës që kanë qenë në  por asnjë prej tyre nuk ka qenë në ekskursion siç ka është aktualisht kryeministri Kurti. Kjo vizitë nuk ka qenë vizitë zyrtare ka qenë më shumë e karakterit privat. Ne i gëzohemi faktit që udhëheqësit e Kosovës takohen me zyrtarë të lartë, por takimet e nivelit meritor nuk ka pasur, takime me këshilltarë kanë ekzistuar edhe më herët, por kryeministri duhet të shkojë brenda Shtëpisë së Bardhë të hyjë në Shtëpinë e Bardhë dhe të takojë zyrtarët më të lartë nëse jo presidentin, atëherë zëvendëspresidenten”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …