Brickos

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Benjamin Corell. Me këtë rast Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Corell nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të rritjes dhe avancimit të partneritetit në mes të dy forcave.

Kjo marrëveshje është e ndërtuar në 6 shtylla dhe ka për qëllim të avancojë programin e partneritetit ushtarak duke përfshirë manovrën, zhvillimin e trupës së nënoficerëve, mirëmbajtjen e sistemeve ushtarake, mjekësinë ushtarake dhe fushën e kibernetikës.  Në vazhdën e vizitës në SHBA, Gjeneral Jashari së bashku me Gjeneral Corell vizituan trupat e Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në poligonin e stërvitjes në Kampin Atterbury të shtetit të Indianës. Ku njësitë janë duke zhvilluar stërvitje të përbashkëta ushtarake të këmbësorisë në nivel të kompanisë dhe regjimentit. Vizita e Gjeneral Jasharit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me përcjelljen nga afër të realizimit të ushtrimit dhe thellimit të bashkëpunimit.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …