Ministria e Jashtme e Ukrainës ka konfirmuar informacionin se Italia ka ofruar një propozim, me të cilin do t’i jepej fund luftës dhe se ky propozim po shqyrtohet, shkruan Kijev Independent. “Pala italiane ka ndarë vizionin e saj në mënyrën që pushtimi rus në Ukrainë do të mund të përfundonte. Propozime relevante po shqyrtohen. Janë të mirëseardhur të gjitha përpjekjet ndërkombëtare që do t’i kontribuonin paqes në territorin e Ukrainës dhe Evropës. Të njëjtën kohë, çfarëdo vendimi politik duhet bazuar në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj, që njihet në arenën ndërkombëtare njihet”, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Ukrainës.
Kontrolloni gjithashtu
Pandeli Majko: Vendimi i Hagës nuk duhet të kthehet në armë kundër Perëndimit
Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, ka reaguar për vendimin që pritet të shpallet më 16 shtator …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
