Pashk Quni

Haradinaj: Serbia edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet që ka bërë në Kosovë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se ndonëse kanë kaluar shumë vite, Serbia ende refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet që ka bërë në Kosovë. Duke përkujtuar masakrën e Dubravës, në të cilën forcat serbe, 23 vite më parë vranë dhe plagosën qindra të burgosur shqiptar, ai ka shkruar se edhe pse masakrat e tilla janë dëshmuar në detaje, askush deri më sot nuk ka dhënë përgjegjësi për to. “22 maji 1999, gjithashtu kujtohet për dhunën e gjakatarëve, që kaploi dhe qytetin e Vushtrrisë, në tentim të zhdukjes së qenies shqiptare. Edhe pse këto masakra janë mirë të dokumentuara deri në detaje, askush ende nuk është gjykuar. Dhembja për të rënët është e madhe, e mos-vendosja e drejtësisë vetëm se mban të freskëta plagët e shpirtit. Rruga deri te liria ishte e vështirë dhe me shumë sakrifica. Shteti serb, edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet, e Kosova vazhdon betejën për të vërtetën” ka shkruar es tjerash, Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …